Umit Karan me një formacion shumë sulmues, kërkohet fitorja ndaj Renovës

FC Shkupi sot në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Renovën, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një ndër ndeshjet më interesante të javës, me dy skuadrat që pretendojnë atë pozitë të katërt, që ekziston mundësia që në fund të sigurojë edhe një vend për në ndeshjet e Lig Europa.

Duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve dhe terrenin vendas, trajneri Umit Karan ka vendosur që në fushë të zbres me një formacion shumë sulmues, ndërsa gjithashtu ka ardhur edhe ndryshimi në portë, duke ulur në bankinë Enes Azizin, ndërsa vendin e tij do ta zë Saladin Mustafi.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Renovës starton në ora 16:30.

Leave a Reply