Policia argjentinase arreston Maradonën

Futbollisti i famshëm argjentinas Diego Maradona është arrestuar sot në aeroport, pasi ish-e dashura e tij e akuzoi për shkak të një borxhi prej 5.7 milionë eurove, njoftoi media lokale në Buenos Aires.

58-vjeçari Maradona u arrestua nga autoritetet argjentinase pas mbërritjes nga Meksika në Buenos Aires, pasi ish- e dashura Rocio Oliva ngriti padi kundër tij.

Oliva kishte qenë në lidhje me futbollistin për gjashtë vjet dhe lidhja e tyre mori fund në dhjetorin e vitit të kaluar.

Leave a Reply