Ish futbollisti i Rabotniçkit i bashkohet Llapit

Blendi Memaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit për edicionin e ardhshëm. Ish-futbollisti i Rabotniçkit, skuadrës nga Podujeva iu bashkua nga rradhët e Lirisë, për të cilën skuadër sezonin që përfundoi në Ipko Superligën e Kosovës kishte zhvilluar 14 ndeshje, duke regjistruar edhe 3 gola.

Mesfushori 24-vjeçar gjatë karrierës së tij ka qenë edhe pjesë e të rinjëve të Beshiktashit, ndërsa me Llapin ka firmosur kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Bëhet fjalë për një mesfushor-sulmues, ndërsa gjithashtu mund të luajë edhe si mesfushor qendror.

Pjesë e Rabotniçkit, Memaj ishte për 6 muaj, kur te skuadra nga “Parku i Qytetit” kishte arritur korrikun e vitit 2017-të nga gjigandët e Beshiktash.

Leave a Reply