Milot Rashica ndryshon numrin e fanellës te Verder Bremeni

Ylli kosovar i Verder Bremenit, Milot Rashica nga sezoni i ardhshëm do të bartë fanellën me numrin e tij të preferuar, 7.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Në dy edicionet e kaluara me fanellën e Verder Bremen, Rashica kishte bartur fanellën me numrin 11.

Ky është një sinjal që Rashica nuk do të lëviz në këtë afat kalimtar nga skuadra e Verder Bremen, pavarësisht disa ofertave, përfshirë këtu edhe atë nga skuadra e njohur portugez e e Benfikës.

Rashica sezonin e fundit me Verder Bremenin në Gjermani realizoi 12 gola në total, 9 prej të cilëve në Bundesligë dhe 3 të tjerë në kuadër të Kupës së Gjermanisë. Përveç golave të shënuar, ai ka regjistruar edhe 6 asistime.

Leave a Reply