Ekspedita e FC Shkupit nesër niset për në Bollu të Turqisë

Skuadra e FC Shkupit në orët e mëngjesit të ditës së nesërme do të udhëtojë drejt kampit stërvitor Bollu të Turqisë, ku do të zhvillojë fazën kryesore e përgatitjeve, në prag të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa.

Ekipi ka punuar ditëve që lamë pas me ritëm të shtuar në përgatitjen fizike, ndërsa trajneri Umit Karan gati më tani po grumbullon ekipin i cili do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e rrethit të parë kundër skuadrës lituaneze të Pjunik, që në program janë me 11 korrik dhe 18 korrik.

Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi në Bollu të Turqisë do të qëndrojë deri më 10 korrik, ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe udhëtimi për në Jerevan do të jetë direkt nga Turqia.

Gjatë kësaj faze skuadra do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm takimi me rumunët e CSM Politechnika IASI, ndeshje kjo që në program është me datë 4 korrik.

Ekipi menaxhues është në kërkim të ndeshjeve tjera kontrolluese, duke dashur që të gjejë kundërshtar sa më të fortë, për të parë dhe formën reale të skuadrës, e cila duhet që sa më e përgatitur të pres dy ndeshjet kundër Pjunik lituanez në kuadër të Liga Europa.

Leave a Reply