Federata e mundjes shpërblen Besir Alilin me 100.000 denarë

Federata e mundjes së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të vetëm kremtimin e titullit të kampionit të Europës të fituar nga Besir Alili, sot organizoi një koktej festiv me reprezentuesit tanë, por edhe përfaqësuesit e gjithë klubeve në vend.

Me këtë rast kampioni i ri i Europës në mundje – stil i lirë për kadetë, Besir Alili, nga ana e federatës me në krye kryetarin Betim Vrenezi, u shpërblye me një vauçer në vlerë prej 100.000 denarësh, ndërsa shperblimet nuk munguan edhe për trajnerët e tij, si dhe mundësit e tjerë pjesësmarrës në europianin e fundit në Faenza të Italisë, ndërkohë federata gjithashtu me nga një vauçer në vlerë prej 20 000 denarësh shperbleu edhe Elmedin Sejfullaun për vendin e pestë të fituar në europianin e seniorëve, si dhe Fati Vejselin, për vendin e pestë në botërorin e juniorëve.

Rikujtojmë Alili më herët u shpërblye edhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Agjencionit për Rini dhe Sport me nga 1 milion denarë, ndërsa një gjë të tillë kishte paralajmëruar edhe Qyteti i Shkupit me në krye kryetarin, Petre Shilegov.

Leave a Reply