Bufon na rikujton në ditët e tij më të mira, pret 3 penalti dhe i dhuron fitoren Juves ndaj Interit (VIDEO)

Xhanluixhi Bufon doli të jetë deçiziv në fitoren e Juventusit ndaj Interit me rezultatin 4:3, edhe atë vetëm pas penaltive, pasi ndeshja në kohën erregullt ishte mbyllur me barazimin 1:1, shkruan “infOSport.mk”.

Dy skuadrat gjigande italiane u takuan sot në një miqësore të zhvilluar në Azi, aty ku po marrin pjesë në një turne përgatitor në prag të sezonit të ri futbollistik.

Përforcimi më i fundit te “Zonja e Vjetër”, holandezi Matias De Ligt në minutën e 10-të shënoi në rrjetën e gabuar, ndërkohë për barazimin e rezultatit u përkujdes, Kristiano Ronaldo me golin e realizuar në minutën e 68-të.

Pas këtij rezultati 1:1, ndeshja shkoi drejt penaltive, aty ku fjalën kryesore e pati Bufon, që priti 3 penalti të futbollistëve të Interit.

Fillimisht e priti penaltinë e Andrea Ranokias, pastaj të Samuele Longos dhe në fund të Borja Valeros. Në anën tjetër te Juve gabuan Rabiot dhe Bernardeski, ndërsa të saktë dolën të jenë Zhoao Kanselo, Kristiano Ronaldo, Emre Xhan dhe Merih Demiral, të cilët i dhuruan fitoren 4:3 skuadrës së tyre.

Leave a Reply