Sileksi i mban leksion futbolli Tikveshit midis Kavadarit

Sileksi i ka treguar leksion futbolli skuadrës së Tikveshit, që llogaritet si pretendenti kryesor i Bregallnicës në luftën për një vend në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë nga Konferenca e Lindjes, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Kavadari para tifozëve të vetë pësoi disfatë 0:4, duke zhgënjyer edhe njëherë tjetër tifozët e vetë, kjo pasi skuadra e tyre e zemrës në këtë fazë përgatitore nga gjithsej 4 ndeshje nxorri vetëm 1 barazim dhe 3 disfata.

Tikveshi barazoi 1:1 në ndeshjen e parë kundër Dinamo Vranje, për të pasuar dy disfata identike 2:3 përballë Korabit, gjegjësisht Renovës, ndërsa në takimin e sotëm të zhvilluar në Kavadar, ata pësuan disfatën më të thellë, transmeton “infOSport.mk”.

Dy gola për Sileksin në ndeshjen e sotme shënoi Darko Grozdanoski, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Ivan Ivanovski dhe Angelçe Timovski, i cili te skuadra nga Kratova erdhi nga rradhët e Pobedës së Prilepit.

Leave a Reply