Duro trajner, Cuculi dhe Kitanovski nuk stërviten me Kukësin!

Shpëtim Duro, i cili  ditë më parë u emërua trajner i Kukësit, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re. Megjithatë që në ditën e tij të parë ai hasi në probleme, pasi plotë 6 futbollistë nuk u paraqitën në të.

Fjala është për futbollistët si Valdet Rama, Besar Musolli, Stivi Frashëri, Ylli Shameti, Adrian Cuculi dhe Tome Kitanovski janë lojtarët që nuk kanë preferuar të paraqiten në seancën e parë stërvitore dhe me shumë gjasa, do të jenë të larguar nga blutë.

Emri i Valdet Ramës lidhet me një kalim të mundshëm te Partizani, ndërsa në këtë seancë habiti mungesa e Ardian Cuculit, një futbollistë ky që edhe në të kaluarën ka punuar bashkë me trajnerin Shpëtim Duro.

Ai preferohej shumë nga Duro si te Partizani, ashtu edhe te Shkëndija, dy skuadrat tek të cilat kishin punuar bashkë në të kaluarën.

Leave a Reply