Gol me gërshërë në stil brazilian (VIDEO)

Sulmuesi brazilian Everaldo shënoi një ndër golat më të bukur në terenet e futbollit. Në ndeshjen e kampionatit meksikan midis ish skuadrës së Ronaldinjos, Keretaro dhe Nekaksa (1:1), Everaldo shënoi një super gol me gërshërë në minutën e 78-të.

Braziliani në lojë ishte inkuadruar vetëm 5 minuta më herët, duke shpëtuar Keretaron nga disfata, pasi në minutën e 55-të mysfairët e Nekaksa kishin avansuar me golin e Viktor Davila.

Shihni këtë gol magjik, i cili na rikujton në atë gol legjendar të bashkëkombasit të Everaldos, Rivaldo të shënuar në ndeshjen midis Barcelonës dhe Valencias.

Leave a Reply