Shiriti i kapitenit të Shkëndijës shëtiste në fushë

Shkëndija fitoi Rabotniçkin në transfertë me rezultat 0:2 në xhiron e 23-të në LPFM, ndërsa diçka e pazakontë është vërejtur në fushë gjatë kësaj përballje. Te ekipi tetovar në ndeshjen përballë “Romantikëve” rezultuan të jenë katër kapiten skuadre.

Kjo për faktin se për shkak lëndimit të kryesorit Ferhan Hasani, i cili u gjend në tribuna, shiriti i kapitenit nga fillimi i takimit i takoi Ardian Cuculit. Trajneri Qatip Osmani vendosi që Cuculin në minutën e 69-të ta zëvendësoj me Teqjen, me kërçovarin që shiritin e kapitenit ia dorëzoi Alimit.

Tre minutë më vonë, i erdhi radha edhe Alimit që ta lëshojë terrenin e gjelbërt, duke ia liruar vendin e tij Bojkut dhe kumanovari shiritin e kapitenit ia dha Ibraimit, ndërsa ky i fundit në minutën e 79-të u zëvendësua nga Shefiti, me shiritin e kapitenit që mbet në fund në krahun e Eminit. /InfOSport.mk

Leave a Reply