ZYRTARE, Boateng prezantohet te Fiorentina

Fiorentina ka konfirmuar transferimin e Kevin – Prince Boateng, i cili në Firencë vjen nga rradhët e Sassuolos për shumën e 1 milion eurove. Boateng me Fiorentinën ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Në këtë mënyrë ganezi 32-vjeçar do të luaj për ekipin e tij të 12 në karrierë, teksa më herët kishte veshur edhe fanellat e skuadrave, si Herta Berlin, Totenham, Borusia Dortmund, Portsmaut, Xhenoa, Milan, Shalke 04, Las Palmas, Ajntraht Frankfurt, Sasuolo dhe Barcelona (huazim).

Leave a Reply