Basketbollisti 17-vjeçar i MZT Skopjes, i riu që mbeti i vrarë mbrëmë në Lisiçe

Basketbollisti 17-vjeçar i MZT Skopjes, Nikolla Hristovski, i cili ishte pjesë e kadetëve dhe juniorëve të kësaj skuadre të njohur shkupjane të basketbollit, është i riu që mbeti i vrarë mbrëmë në lagjen e Lisiçes së Shkupit, pasi u therr me thikë nga një vjet bashkëqytetari i tij më i vjetër me inicialet A.T.

Kësaj vrasje i kishte paraprirë një zënkë verbale që më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Me këtë rast disa persona janë përleshur me personin me iniciale A.T. 18 vjeç i cili ka qen nën shoqërim të K.D. 17 vjeç. Gjatë përleshjes personi A.T. ka nxjerr thikën dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse personit N.H. 17 vjeçar.

Ky i fundit me makinën e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, por edhe përkundër tentimit të mjekëve ai i është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që kryerësi i kësaj vepre makabre është arrestuar nga policia e cila po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply