Me ndeshjen midis Atletik Bilbaos dhe Barcelonës (1:0), mbrëmë edhe zyrtarisht startoi sezoni i ri në La Liga. Kampionët në fuqi të Barcelonës pësuan një disfatë të papritur, ndërsa ndeshjen e vendosi një super gol i veteranit Aduriz në minutën e 89-të.
Te Barcelona në këtë ndeshje u vërejt mungesa e Lionel Messit, pa të cilin Barcelona e ka të vështirë të fitojë.
Një gjë të tillë dëshmojnë edhe statistikat, që thonë se Barcelona në 6 ndeshjet e fundit nuk ka fituar asnjë ndeshje pa Messin në skuadër.
| Rezultatet e 6 ndeshjeve të fundit kur Barcelona ka luajtur pa Messin: |
| Inter 1:1 Barcelona |
| Levante 2:1 Barcelona |
| Sevilla 2:0 Barcelona |
| Huesca 0:0 Barcelona |
| Celta 2:0 Barcelona |
| Athletic Bilbao 1:0 Barcelona |
