Ja kush do të udhëheq Shkupin pas dorëheqjes së Umit Karan

Gjatë ditës së djeshme Umit Karan përmes një konference për shtyp të organizuar me gazetarë paraqiti dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit te FC Shkupi, skuadër këtë që deri në emërimin e strategut të ri do ta udhëheq Faruk Jonuz, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit luante rolin e asistentit të parë të strategut turk, i cili si arsye për dorëheqjen e tij potencoi rezultatet e dobëta të 3 xhirove të para, ku FC Shkupi tuboi vetëm 4 pikë.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, si kandidat kryesor për të pasuar Umit Karan në detyrën e trajnerit te skuadra nga Çairi, është seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, një emër i dëshmuar në futbollin vendor. Mbetet të shihet nëse i njëjti do të prezantohet gjatë këtyre ditëve dhe të udhëheq skuadrën që në ndeshjen e javës së katërt kundër Struga Trim Lum në transfertë.

Leave a Reply