FC Shkupi prezanton trajnerin e ri, është sërish turk!

FC Shkupi ka prezantuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për turkun, Bulent Akin, i cili me skuadrën nga Çairi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.

41 vjeçari Akin i lindur në Bruksel të Belgjikës, në postin e trajnerit te FC Shkupi do të zëvendësojë bashkëkombasin e tij, Umit Karan.

Ndihmës i Akin do të jetë Orhan Abdi, që rikthehet sërish te skuadra nga Çairi.

Akin gjatë karrierës së tij si futbollist ka qenë pjesë e shumë klubeve të ndryshme të Turqisë, mes tjerash ka luajtur edhe për gjigandët e Gallatasarajit brenda periudhës 2000-2002, ndërsa karrierën e kishte nisur te skuadra e njohur belge e Anderleht.

Ndeshjen debutuese në kampionat, trajneri i ri me ekipin e FC Shkupit do ta ketë me 14 shtator kundër Sileksit, ndërsa sot udhëhoqi skuadrën e tij të re në miqësoren ndaj Besës nga Dobërdolli, në të cilën ndeshje “bardheblutë” shënuan fitore 5:1.

Leave a Reply