Maqedonia e Veriut me 4 garues në botërorin e mundjes

Në Nur Sultan të Kazakstanit, këtyre ditëve po zhvillohet kampionati botëror për senior, i cili është edhe kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Aktualisht, në rrjedhë janë garat në stilin greko romak dhe të femrave, ndërsa prej të enjtes, do të nis edhe garimi në stil të lirë, ku vendi ynë i prirë nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi do të përfaqësohet me katër mundës.

Ata janë: Vladimir Egorov (57 kg), Elmedin Sejfullau (61 kg), Fati Vejseli (65 kg) dhe Magomedgadji Nurov (97 kg).

Normë do të sigurojnë mundësit e plasuar deri në vendin e gjashtë, ndërsa shpresohet që ky ekip të arrijë së paku një normë për olimpiadën e Tokios, që do të ishte njëherësh e para për Maqedoninë e Veriut pas plotë 12 vitesh dhe që nga olimpiada e Pekinit vitin 2008.

Leave a Reply