Alioski para paraqitjes nr. 100 me Leeds United

Reprezentuesi shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski të shtunën pritet të regjistrojë paraqitjen numër 100 në fanellën e ekipit anglez Leeds United. I transferuar në Angli në vitin 2017 nga Lugano e Zvicrës, Alioski është shndëruar në një prej lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës angleze, duke arritur tani pranë jubileut prej 100 ndeshjeve zyrtare.

“Sigurisht, e para unë nuk kam menduar për këtë gjë dhe është më mirë të mos mendoj. Por jam shumë krenar, çdo ndeshje që unë luaj për Leeds jam krenar pasi është ndjenjë që më bën të lumtur të luaj për këtë klub dhe të arrij 100 ndeshje. Falemenderim për Leeds dhe shpresoj të zhvilloj edhe 100 ndeshje tjera”, është shprehur shqiptari në konferencën për media. Leeds United ka start shumë të mirë në sezonin e ri dhe pas 7-të ndeshje janë liderë të tabelës, ndërsa të shtunën përballen me Derby County në kuadër të xhiros së tetë.

Leave a Reply