Super Kasami bënë që Sioni të fluturojë (VIDEO)

Strugani Pajtim Kasami ka vazhduar formën e mirë dhe golat me skuadrën e Sionit në Superligën e Zvicrës. Falë dopietës të futbollistit shqiptarë, Sioni morri fitore 3:1 në udhëtim te Ksamaksi, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.

Kasami që të dy golat i shënoi gjatë pjesës së dytë, kur edhe bëri diferencën, pasi pjesa e parë ishte mbyllur me shifrat 1:1.

Golin e tij të parë të takimit, Kasami e realizoi në minutën e 57-të, pas një asisti të saktë nga ana e reprezentuesit të Shqipërisë, Ermir Lenjani, teksa në minutën e 70-të shënoi golin e dytë personal dhe të fitores 3:1 për Sionin.

Me këto dy gola, Kasami arrin në kuotën e 4 golave sezonal duke pasur parasysh se dy të parët i kishte shënuar përballë Cyrihut, ndërsa dy të tjerë ka shënuar edhe në kuadër të Kupës së Zvicrës.

Falë kësaj fitore, Sioni tashmë me 16 pikë kryeson tabelën përkohësisht në elitën e futbollit zviceran, duke lënë pas Bazelin me një pikë dhe njëkohësisht një ndeshje më pak.

Leave a Reply