Drita fiton derbin e Pollogut, fiton edhe Vëllazërimi

Drita e Bogovinës ka fituar 1:0  Vardarin e Forinës në derbin e Pollogut që u zhvillua sot në Bogovinë, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për skuadrën tetovare e realizoi Agron Shefiti në minutën e 83-të. Ndryshe kjo përballje doli të jetë shumë e fortë, me dy skuadrat që ishin shumë të vëmendshme në të gjitha repartet. Një pakujdesi e mbrojtësve të skuadrës nga Forina, bëri që Drita e Bogovinës 7 minuta para  fundit të takimit të shënojë golin e fitores, që e ngjet këtë skuadër lartë në renditjen tabelare.

Drita pas 6 xhirove mban pozitën e dytë me 12 pikë, vetëm një më pak se Pelisteri, që sot në Dibër mundi Korabin me rezultatin 2:1.

Fitore minimale (1:0), realizoi edhe Vëllazërimi i Kërçovës, që sot si vendas mundi FK Skopjen. Golin e vetëm për skuadrën e trajnerit Nazmi Ajdini e realizoi Mërgim Dani që në minutën e 7-të, duke ndihmuar skuadrën e tij që të ngjitet në pozitën e 6-të me 10 pikë të tubuara.

Leave a Reply