Buskets barazon  një rekord të Ramos dhe Kasiljas!

Të dielën në mbrëmje, Barcelona regjistroi fitore minimale 1:0 kundër Selta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në La Liga.

Kjo fitore përveç që i shërbeu Barcelonës për të ruajtur kreun, doli të jetë e veçantë për kapitenin e skuadrës, Serxhio Buskets, i cili barazoi një rekord me dy ish-futbollistët e Realit të Madridit, Serxhio Ramos dhe Iker Kasiljas.

Sipas “Mundo Deportivo”, Buskets me 334 fitore në La Liga, është barazuar me dyshen Ramos – Kasiljas.

Rekordin për më së shumti fitore në elitën e futbollit spanjoll, e mban legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, i cili kishte regjistruar 383 fitore gjatë kohës sa ishte pjesë e “katalunasve”.

Kujtojmë, aktualisht argjentinasi është pjesë e Paris Sen Zhermen në Francë, mirëpo kohëve të fundit po flitet për një rikthim të tij në “Kamp Nou”, edhe atë gjatë vitit 2023.

 

Leave a Reply