Liverpulli fiton në një ndeshje të çmendur, Barcelona i shkakton disfatën e parë Interit të Kontes

Liverpulli ka shënuar fitore 4:3 përballë Salzburgut, në ndeshjen më interesante të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, teksa Barcelona në “Kamp Nou” me përmbysje  arriti që të mund Interin e Antonio Kontes, që në këtë mënyrë pësoi disfatën e parë këtë edicion, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi e Europës brenda 36 minutave shënoi 3 gola me anë të Mane (9’), Robertson (25’) dhe Sallah (36’), dhe derisa u mendua se Liverpulli do të shënonte një fitore të thellë, ndodhi e papritura, Salzburgu arriti që të kthejë ndeshjen dhe të barazojë rezultatin në 3:3.

Hvang Hi Çan realizoi golin e parë në minutën e 39-të, ndërsa brenda 15 minutave të para të pjesës së dytë, Minamino (56’) dhe Haland (60’) shënuan edhe dy gola të tjerë, duke shtangur njëherit të pranishmit në stadiumin “Enfilld Roud”.

Një ndeshje shumë interesante zhvilluan Barcelona dhe Interi në “Kamp Nou”, aty ku skuadra e Kontes pësoi disfatën e parë të sezonit, edhe pse pjesën e parë e mbylli me avantazhin e një goli të realizuar nga Lautaro Martinez vetëm pas 3 minutave lojë.

Megjithatë Barcelona shkëlqeu gjatë 45 minutëshit të dytë, ku falë “dopietës” së Luis Suarez (58’, 84’), në fund arriti deri tek fitorja e parë në grupin “F”, aty ku fitore më herët kishte realizuar edhe Borusia e Dortmundit.

Gjermanët si mysafir kishin mundur Slavia Pragën dhe kishin marrë kryesimin në renditje me 4 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona e vendit të dytë, teksa Interi dhe Slavia Paraga me nga 1 pikë mbajnë pozitat 3 dhe 4.

Leave a Reply