Hadergjonaj: “Kosova dhe tifozët janë ata që na motivojnë”

Florent Hadergjonaj pa dyshim se është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm te përfaqësuesja e Kosovës, që vazhdon të mahnit gjithë Botën e futbollit me lojën që po shfaq, por njëkohësisht edhe me rezultatet që po i arrinë kjo skuadër.

Hadergjonaj ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ndërsa edhe pse jemi mësuar ta shohim në krahët e mbrojtjes, ai në ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi, luajti në një pozicion më sulmues, ku sërish u gjind shumë mirë. Pikërisht paraqitjet e tij, por edhe modestia e tij në teren, kanë bërë që ai të jetë shumë i dashur edhe në mesin e tifozët “dardan”, të cilët i ka falënderuar përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

“Tifozët dhe Kosova janë ata që na motivojnë, ne luftojmë deri në fund për ju”, ka shkruar Hadergjonaj.

Kujtojmë që 25-vjeçari nga Deçani, që aktualisht luan në Angli me skuadrën e Hadersfilld, po vëzhgohet nga skautët e skuadrës së njohur turke të Fenerbahçes, aty ku për momentin me mjaft sukses po paraqitet sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Tifozët dhe Kosova janë ata që na motivojnë, ne luftojmë deri në fund për ju 💪🇽🇰

Публикувахте от Florent Hadergjonaj в Петък, 18 октомври 2019 г.

Leave a Reply