Plasin grushtet në ndeshjen e ligës së tretë, Cementarnica-Ilinden

Ndeshja e javës së 7-të në ligën e tretë – Veri, midis Cementarnicës dhe Ilindenit, nuk e ka pritur fundin e saj, njofton “infOSport.mk”. Arsyeja ka qenë rrahja mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku më keq e kishin pësuar tre futbollistët mysafir të Ilindenit.

Gjithë rastin delagati i këtij takimi, Davor Kalinoski e kishte paraqitur në polici, e cila sot kishte konfirmuar një gjë të tillë, përmes një kumtese.

Me datë 20.10.2019 në ora 15:40 në stacionin policor të Kisella Vode, personi me inicialet D.K, ndryshe delegat i takimit futbollistik në stadiumin e “Cementarës”, ka paraqitur se në minutën e 35-të të ndeshjes, ishte prishur rendi dhe qetësia publike pas përleshjes fizike midis futbollistëve të të dyja skuadrave, me ç’rast ndeshje ishte ndërprerë. Futbollistëve të ekipit mysafir, N.GJ (23 vjeç) nga lagjja e Butelit, Ј.C.(24) nga lagjja e Ilindenit dhe А.M.(34) nga lagjja e Ilindenit, u është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin  shtetëror “Nënë Tereza”. Po merren masat për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Rikujtojmë Cementarnica është një ndër skuadrat që viteve të 90-ta garonte në elitën e futbollit vendor, madje duke fituar edhe Kupën e Maqedonisë, ndërsa sot kjo skuadër po lufton për të mbijetuar edhe në ligën e tretë.

Pas 7 xhirove të para Cementarnica me vetëm 1 pikë renditet në pozitën e 12-të në Ligën e tretë – Veri, ndërsa incidenti në fjalë, me siguri se do ju sjellë atyre telashe edhe më të mëdha, pasi me siguri se do të pasojë ndonjë ndëshkim nga ana e Komisionit të garave pranë FFM-së.

Leave a Reply