Zyrtare, Patrik Shik nuk do të luaj ndaj Kosovës

Tashmë gjithçka është zyrtare. Sulmuesi më i mirë Çekisë, Patrik Shik do ti mungojë kombëtares çeke në ndeshjet e nëntorit kundër Kosovës dhe Bullgarisë.

Federata e Futbollit të Çekisë ka publikuar sot në faqen zyrtare listën e futbollistëve, ndërsa në mesin e emrave të publikuar nuk bënë pjesë sulmuesi i Romës, Shik, që aktualisht në formë huazimi po luan te Lajpcigu.

“Patriku është duke ushtruar individualisht. Ai do të bashkohet me ekipin pas Ligës së Kampionëve. Ne e kemi lënë atë në listën rezervë, por gjasat që ai të bashkohet me ne janë të vogla” – ka thënë seleskionuesi i Çekisë Jaroslav Silhavy në konferencën për shtyp.

Ndeshja Çeki – Kosovë zhvillohet më 14 nëntor në Plzen.

Leave a Reply