Situatë e tensionuar te Anglia, futbollistët dalin kundër trajnerit Sautegjt!

Momente jo të mira te kombëtarja e Anglisë në prag të ndeshjeve eliminatore të nëntorit kundër Malit të Zi (14 nëntor) dhe Kosovës (17 nëntor). Mediat në Angli raportojnë se futbollistët brenda kombëtares mendojnë se ka pasur reagim të tepërt në lidhje me incidentin mes Sterling dhe Gomez në ‘St George’s Park’.

Trajneri i Anglisë, Garet Sautgejt, reagoi menjëherë duke lëshuar një deklaratë publike.

Ai ka vendosur të suspendojë Sterlingun për ndeshjen kundër Malit të Zi.

Burimet tregojnë gjithashtu se ka pasur një ndjenjë brenda kampit se çështja është dashur të qëndrojë brenda shtëpisë, pasi Sterling kuptoi gabimin dhe kishte kërkuar falje.

Rol kyç në këtë pajtim ka pasur mesfushori i Liverpullit, Xhordan Henderson, i cili edhe pse nuk ishte në grumbullim me kombëtaren angleze, përmes telefonit ka ndikuar te të dy futbollistët, për të vendosur paqe.

Rikujtojmë Anglia vetëm 3 ditë pas ndeshjes me Malin e Zi në Uembli, do të udhëtojë për në Prishtinë, aty ku me datë 17 nëntor do të përballet me Kosovën.

Leave a Reply