Super lajm për Shqipërinë, arrinë dokumentacioni i duhur për Kamberin

Florian Kamberi ishte risia e madhe e Shqipërisë në listën e publikuar për dy ndeshjet kualifikuese të nëntorit kundër Andorrës dhe Francës. Por pavarësisht publikimit të emrit të tij nga ana e seleksionuesit Edi Reja, dokumentacionet nuk ishin mbyllur të gjitha, ashtu që paraqitja e tij ishte vënë në dyshim.

Megjithatë “Sport Ekspres” mëson se gjithçka është mbyllur në mbrëmjen e djeshme dhe se Kamberi, i cili gjatë ditës së djeshme më shumë ishte marrë me problemin e dokumentacionit se sa të stërvitjes, do të ketë të drejtë loje për dy ndeshjet e radhës dhe nuk ka më asnjë problem në këtë aspekt.

Leave a Reply