Reja gjen zëvendësuesin e Taulant Xhakës

Taulant Xhaka nuk do të luaj me Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit kundër Andorrës dhe Francës. Edhe pse mesfushori i Bazelit ishte ftuar nga ana e trajnerit Edi Reja, i njëjti ka refuzuar grumbullimin me ekipin “kuqezi”, për shkak të një dëmtimi.

Në fakt, futbollistët janë bashkuar me Kombëtaren në të shkuarën dhe në rast dëmtimesh janë larguar më pas, teksa Xhaka ka zgjedhur që të mos bashkohet fare me ekipin kombëtar. Mirëpo këtij refuzimi të Taulant Xhakës i ka buzëqeshur Egys Kaçe, i cili pritet të ftohet nga ana e trajnerit Reja.

Kaçe po aktivizohet rregullisht me skuadrën e AEL Larisës në kampionatin grek duke u kthyer në protagonist me asiste dhe lojën e tij. Ai ishte pjesë e listës shtesë dhe pritet që të bashkohet sot me ekipin Kombëtar për të zënë vendin e Taulant Xhakës.

Leave a Reply