Pas Dragarskit, vjen edhe një largim tjetër nga Struga Trim Lum

Hristijan Dragarski ishte futbollisti i parë që me marrëveshje të dyanshme shkëputi kontratën me Struga Trim Lum, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, nga kjo skuadër pritet të largohet edhe mesfushori difenziv, Aleksandar Dalçeski.

28-vjeçari pjesë e Struga Trim Lum është që nga vera e vitit 2018-të, kur si futbollistë i lirë iu bashkua skuadrës strugane, kjo edhe falë projektit dhe ambicieve që kishin drejtuesit e kësaj skuadre.

Dalçeski besoi fuqishëm në atë projekt, i cili më pas doli i realizueshëm, pasi me Struga Trim Lum vitin 2019-të ata u promovuan në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, aty ku për gjatë stinorit vjeshtorë, futbollisti strugan zhvilloi 11 ndeshje.

Ndryshe karrierën e tij Dalçeski e kishte nisur te skuadra e Ohrid 2004, që më pas të luaj me Metalurgun, kur kjo skuadër luante një rol të rëndësishëm në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e skuadrave Mladost Carev Dvor dhe Bregallnica Shtip.

 

Leave a Reply