Ekskluzive: Egzon Bejtullai firmos me Helsingborgs IF të Suedisë

InfOSport mëson ekskluzivisht se reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtullai karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit suedez, duke firmosur me Helsingborgs IF. Ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës ka firmosur marrëveshje tre vjeçare me pesë herë kampionët e Suedisë, pasi paraprakisht kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore.

“Jam shumë i lumtur që po fillon një aventurë e re në karrierën time. Ndjehem i entuziazmuar të jem anëtar i Helsingborgs IF dhe falemenderoj drejtuesit për besimin e treguar. Kam vlerësuar se ky ishte momenti i duhur për të luajtur jashta vendlindjes dhe përkundër shumë ofertave që kanë arritur në adresën time, Helsingborgs IF ishte më konkret dhe si rezultat i kësaj kemi mbyllur me sukses bisedimet. Vij me dëshirë për të punuar shumë në drejtim të realizimit të objektivave të klubit për sezonin e ardhshëm”, shprehet Egzon Bejtullai.

Për mbrojtësin 25 vjeçarë kjo do të jetë hera e parë që do të luajë jashta vendit, pasi përveç 6.5 viteve shumë të suksesshme me Shkëndijën, karrierën si profesionist e nisi me Teteksin e Tetovës. Paraqitjet e shkëlqyeshme në vazhdimësi i mundësuan rregullisht të ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë, ishte lojtar standard në suksesin historik të gjeneratës së Maqedonisë U21 e cila në vitin 2017 luajti në Kampionatin Europian për të rinjë në Poloni, ndërsa tashmë një periudhë është lojtar standard në përfaqësuesen A të Maqedonisë.

 

Leave a Reply