Ndodh edhe kjo, një futbollistë brenda një dite nënshkruan me dy ekipe të ndryshme!

Rafidine Abdullah është futbollisti i cili ka nënshkruar për dy klube mbrenda 15 minutave.

Hercules dhe Stade Lausanne kanë njoftuar transferimin e mesfushorit francez dhe këto dy lajme ishin mjaftë të çuditshme.

Futbollisti kishte mbetur pa skuadër pas largimit të tij nga klubi belg Waasland-Beveren, mirëpo duket se nuk kishte pasur aq sukses në gjetjen e një skuadre të re.

Në orën 10:36 skuadra e Stade Lausanne e kishte njoftuar transferimin e futbollistit, kurse në orën 10:50 Herkules njoftoi po ashtu transferimin e të njëjtit futbollist.

Mirëpo me shumë gjasa futbollisti do të mbetet me skuadrën e Lausanne.

Leave a Reply