As Çavi, as Kuman, Barcelona zgjedh një emër tjetër!?

Ernesto Valverde sipas asaj që shkruajnë mediat në Spanjë, po i kalon çastet e fundit te Barcelona. Ai pritet të shkarkohet sot kurse drejtuesit e klubit “katalunas” janë duke konsideruar emra të ndryshëm për strategun e ri.

“Mundo Deportivo” shkruan se pas Çavi Hernadez dhe Ronald Kuman, tani Barcelona ka filluar të mendojë për Mauricio Poçetinon, i cili për momentin është i papunë pas largimit nga Totenhami.

Ky i fundit ndoshta është edhe opicioni më i mirë, pasi mund të marrë menjëherë drejtimin e Barcelonës, skuadër kjo që edhe këtë vit pretendon titullin e kampionit në La Liga.

Leave a Reply