Strakosha dhe Berisha mund të bashkohen në të njëjtën skuadër të Serie A!

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, prej disa vitesh duelojnë në distancë për një vend në portën kuqezi, duke u alternuar nga trajnerët që janë ulur në këto vite në bankinë. Sigurisht, e ardhmja i përket Strakoshës, por Berisha për momentin po paraqitet shumë mirë, ndaj tekniku Reja aktualisht ka zgjedhur këtë të fundit si portierin titullar në radhët e kuqezinjve.

Por ky rivalitet duket se në këtë verë do të shkojë përtej atij brenda ekipit kombëtar. Sipas mediave italiane, një nga klubet e Serisë A ka zgjedhur pikërisht dy shqiptarët si alternativat më të mundshme për në portë.

Bolonja pret largimin e Skorupskit gjatë verës dhe trajneri Sinisha Mihajloviç ka piketuar Berishën e Strakoshën si emrat e duhur që mund të ndihmojnë ekipin e tij të përballojë vazhdimësinë në Serie A.

Berisha duket opsioni që mund të arrihet më lehtë, për faktin se ai kërkon të largohet nga SPAL në Serie B dhe ka një kosto të kartonit shumë më të ulët. Ndërsa operacioni për afrimin e Strakoshës është pak më i komplikuar, për vetë kërkesat që ka Lacio, edhe pse portieri është i ndërgjegjshëm se me Sarrin në stol, mundësia për të qenë titullar para Pepe Reinas është shumë e vogël.

Kujtojmë Berisha dhe Strakosha kishin qenë bashkë edhe te Lacio në të kaluarën.

Leave a Reply