Gostivari prezanton mesfushorin me mjaft eksperiencë në LPFMV, Miroslav Jovanovski

Gostivari gjatë ditës së sotme ka prezantuar mesfushorin me mjaft eksperiencë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Mirosllav Jovanovski, i cili vjen nga rradhët e Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë i cili pas vetes ka një eksperiencë shumë të madhe në elitën e futbollit vendor, duke qenë pjesë e skuadrave të Vardarit, Rabotniçkit, Shkëndijës, Teteksit dhe Bregallnicës së Shtipit.

Ai në mesin e më të mirëve numëron 139 ndeshje dhe 8 gola të shënuar, ndërsa gjithashtu numëron edhe 12 ndeshje europiane si pjesë e Rabotniçkit dhe Teteksit.

Jovanovski i cili u prezantua nga kryetari, Vlerim Iseni, bëhet përforcimi i 6-të pas  Musli Likës, Xhemal Esatit (FC Shkupi – huazim), Ensar Lumës, Besar Rexhepit (Shkëndija – huazim) dhe Hasip Lokit (Drita).

Leave a Reply