Debutim ëndërrash për Jasir Asanin, aventurën te AIK e nis me gol

Jasir Asani ka bërë një debutim ëndërrash me fanellën e AIK Stokholm, teksa sot ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij të re në miqësoren përballë Karlstad, njofton “infOSport.mk”.

AIK-u në këtë ndeshje shënoi fitore 2:1, ndërsa shkupjani Asani, i cili në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, shënoi golin e fitores në minutën e 72-të, duke regjistruar një debutim shumë pozitiv.

Kampionët nordik ndodheshin në disavantazh në këtë përballje, mirëpo gjithçka rikthyen në pjesën e dytë, kur fillimisht Feliks Mishel barazoi shifrat në 1:1, që Asani ti sigurojë fitoren.

Ishte kjo ndeshja e parë për Asanin me fanellën e AIK, skuadër kjo që do të luajë dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Vasteras dhe Sundsvall.

AIK vänder och vinner årets första match med 2-1. Målskyttar i den andra halvleken: Felix Michel och Jasir Asani. Vi…

Публикувахте от AIK в Събота, 18 януари 2020 г.

Leave a Reply