Shkëndija falë Lazim Destanit, vazhdon të sjell futbollist cilësor në Tetovë

Shkëndija dhe Tetova duhet ti përkulen kompanisë “Ecolog” dhe familjes Destani. Duke parë rrethanat në futbollin vendor, me investime të dobëta dhe sponsorime joserioze në të gjitha klubet tjera të vendit, kampionët në fuqi duhet të ndjehen me fat që pas vetes kanë një emër si Lazim Destani.

Falë këtij njeriu dhe familjes Destani, Shkëndija gjatë viteve të fundit nuk ka pasur për asnjë moment probleme me financat, ndërsa në çdo merkato kanë sjellur emrat më të mirë dhe më të vyeshëm për ekipin kuqezi.

Nën udhëheqjen e kompanisë “Ecolog”, Shkëndija ka ecur super-mirë si në kampionatin vendor, por edhe në arenën Europiane. Në kampin kuqezi viteve të fundit kanë ardhur emra të mëdhenj dhe mjaftë cilësor, ndërsa edhe në këtë merkato drejtuesit e Shkëndijës nuk kanë qëndruar duar bosh, pasi sot zyrtarizuan edhe njërin prej futbollistëve shumë të përfolur ditëve të fundit në media si reprezentuesin e Francës, Aboubaker Es Sahhal.

Për talentin francezin, ishin të interesuar skuadra nga kampionate më të forta si Anglia, Italia dhe Portugalia, por tetovarët arritën që të fitojnë këtë betejë, duke blerë kartonin e tij.

Për Shkëndijën, ky ishte përforcimi i katërt në këtë merkato dimërore. /InfOSport.mk

Leave a Reply