Sileksi vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Mihajllov dhe sjellë dy futbollistë të rinj

Skuadra finaliste e Kupës së Maqedonisë, Sileksi, që në mënyrë eksprese u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ka vazhduar kontratën me trajnerin Gorazd Mihajllov, i cili mbajti premtimin e dhënë para fillimit të sezonit, që skuadrën nga Kratova do ta rikthejë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Përveç kësaj, Sileksi me Mihajllov në krye arriti të luaj edhe në finalen e madhe të Kupës, e ku për fat të keq u mund përmes ruletit të penaltive nga skuadra e Makedonija GJ.P.

Kësisoj palët aktivizuan klauzolën, sipas së cilës, Mihajllov do të vazhdonte autoamtikisht kontratën edhe për një vit tjetër pas këtyre sukseseve.

Ndërkohë drejtuesit e Sileksit, kanë arritur marrëveshje me dy futbollistë të rinj. Fjala është për Andrej Riçkov, i cili vjen nga rradhët e Pelisterit, dhe Kristijan Eftimov, që vjen nga ekipi i Borecit.

Mirëpo kjo nuk është e tëra, kur janë në pyetje lojtarët e rinj, pasi nga ekipi nga Kratova kanë paralajmëruar edhe disa përforcime në më shumë pozita, përfshirë këtu edhe futbollistë të huaj, me të cilët do të ngritej edhe më shumë kualiteti i skuadrës.

Leave a Reply