Eliminatoret Euro 2024, zgjidhet formacioni i më të mirëve, një shqiptar pjesë e 11-tëshes

Mbrëmjen e djeshme janë mbyllur ndeshjet e para të këtij muaji, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. Ishte Kombëtarja e Shqipërisë ajo që arriti të merrte fitoren e vetme, duke mundur Moldavinë me shifrat 2:0, derisa Kosova dhe Maqedonia dështuan të bëjnë një gjë të tillë.

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi pa gola ndaj Rumanisë, derisa Maqedonia në arenën “Todor Proeski” në Shkup edhe përkundër avantazhit prej 2:0 gjatë 45 minutave të para, në fund duheshe të pajtohet me disfatën 2:3 ndaj Ukrainës.

Bashkë me këto ndeshje, u zhvilluan edhe shumë ndeshje të tjera, ndërsa pas përfundimit të tyre, UEFA ka zgjedhur formacionin më të mirë, ku bënë pjesë edhe një futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Fidan Alitin e përfaqësueses së Kosovës, i cili falë paraqitjes së shkëlqyeshme në ndeshjen me Rumaninë në krahun e majtë të mbrojtjes, është vlerësuar me notën 8.0.

Notën më të madhe nga futbollistët e përzgjedhur në formacionin më të mirë, e ka portugezi, Bruno Fernandesh (9.4), i cili në ndeshjen kundër Bosnje e Hercegovinës realizoi dy gola në fitoren 3:0.

Më poshtë mund të shihni edhe formacionin me 11 më të mirët e përzgjedhur nga UEFA:

Leave a Reply