Shkëndija dhe FC Shkupi në disavantazh, 3 skuadrat tjera shkupjane në epërsi

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 17-të, ku Shkëndija dhe FC Shkupi  shkojnë në dhomat e xhveshjes me disavantazhin prej një goli, njofton ‘infOSport.mk’. Shkëndija në Tetovë po luan ndaj Akademia Pandevit, skuadër kjo që e gjeti golin e avantazhit në minutën e 26-të me anë të sulmuesit të ri të talentuar, Mario Krstovski.

Një gol i mjaftoi edhe Renovës për të shkuar në pushim me epërsi ndaj FC Shkupit. Golin e vetëm në këtë pjesë për ‘gjipspunuesit’ e realizoi Bashkim Velija në minutën e 29-të, ndërsa po në të njëjtën kohë Vardari falë golit të Vladica Brdarovskit avansoi në përballjen ndaj Pobedës.

Epërsi minimale gjatë 45 minutave të para ka edhe Makedonija Gj.P., përballë Sileksit, ndërkohë Rabotniçki falë golave të Sebastian Hereras (4’) dhe Filip Petkovskit (39’), në pushim shkojë shumë më i qetë, me dy gola epërsi ndaj Bellasicës.

LPFM, Java XVII
Rezultatet e 45 minutave të para
Bellasica 0 : 2 Rabotniçki
Makedonija GJ.P 1 : 0 Sileksi
Shkëndija 0 : 1 A. Pandev
Shkupi 0 : 1 Renova
Vardari 1 : 0 Pobeda

Leave a Reply