Zyrtare, Suhel Muharemi transferohet te Skënderbeu

Suhel Muharemi edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë  në  Shqipëri, duke nënshkruar me një  ndër skuadrat më  të  njohura atje, Skënderbeun. Skuadra korçare edicionin e ri do të  luaj në  Superligën shqiptare, aty ku Muharemi shpreson të  tregojë  gjithë  potencialin e tij, duke pasur parasysh se te Skënderbeu shkon si kampion.

Informacione të  besueshme pranë  “infOSport.mk” bëjnë  me dije se shkupjani, Muharemi me Skënderbeun ka firmosur kontratë  dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një  vit tjetër.

Së  fundmi Muharemi luajti me fanellën e Struga Trim Lum, të  cilës skuadër iu bashkua shtatorin e vitit 2021. Ai brenda kësaj periudhe të kaluar te skuadra strugane zhvilloi 26 paraqitje, 13 prej të cilëve edicionin e fundit, ku realizoi edhe 3 gola dhe 3 asistime.

Ndryshe Muharemi është prodhim i shkollës së FC Shkupit, me të cilën skuadër kishte regjsitruar golin në moshën më të re në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij përveç me Struga Trim Lum, kishte luajtur edhe me Renovën dhe Rabotniçkin.

Transferimi te Skënderbeu, është  aventura e tij e parë  jashtë  Maqedonisë, aty ku kërkohej edhe nga Voska Sport, ndërsa vlen të  theksohet se në  garë  për shërbimet e shkupjanit 21-vjeçar, ishte edhe Dinamo Tirana. (infOSport.mk)

Leave a Reply