Voska Sport shumë pranë transferimit të mbrojtësit malazez që  peshon 5 trofe!

Merkatoja sa vjen e ndizet me klubet që kanë objektivat dhe strategjitë e tyre. Disa duan të mbyllin sa më shpejtë lëvizjet për t’u bërë gati për kupat e Europës, ndërsa disa të tjerë kanë gjithë verën para.

Megjithatë  edhe këto klubet e fundit, nuk dë shirojnë  ti lënë  asgjë  rastit, pasi mos interesimi i tyre në  këtë  periudhë, mund ti lejë  ato pa lojtar cilësor që  ofron tregu për momentin.

Kështu Voska Sport pas angazhimit të  Fatih Ismailit dhe vazhdimit të  bashkëpunimit me portierin Hadis Velii  dhe mesfushorin Ermedin Adem, po tenton që  në  rradhët e veta të  sjellë  mbrojtësin malazez, Nikolla Stijepoviç.

Bëhet fjalë  për një  futbollistë  me mjaft përvojë, i cili përveç në  Mal të  Zi, gjatë  karrierës së  tij ka luajtur edhe në  Shqipëri me Kastriotin dhe në  Gjeorgji me Torpedo Kutaisi.

Ndryshe, Stijepoviç është  një  lojtar i Sutjeska Nikshiç, ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale. Pikërisht me këtë  skuadër i njëjti regjistron edhe sukseset e tij më  të  mëdha, pasi ishte shpallur tre herë  kampion, derisa edhe në  dy raste tjera kishte fituar trofeun e Kupës së  Malit të  Zi.

Edicionin e kaluar, Stijepoviç me fanellën e Sutjeskas u paraqit në  33 ndeshje kampionale, nga gjithsej 36, ndërsa gjithashtu luajti edhe në 4 ndeshje europiane, eliminatoret e Ligës së  Kampionëve dhe ato të  Ligës së  Konferencës.

Siç mëson “infOSport.mk”, Stijepoviç aktualisht është  në  bisedime për vazhdimin e kontratës me skuadrën e Sutjeskas, mirëpo te Voska Sport besojnë  se pikërisht trajneri i tyre i ri, Miljan Radoviç mund të  luaj një  rol të  rëndësishëm në  transferimin e tij në  Ohër.

Stijepoviç në  elitën e futbollit malazez numëron plotë  223 ndeshje, ndërsa gjithashtu 17 paraqitje kishte bërë  edhe me Kastriotin në  Superligën shqiptare dhe 8 në  elitën e futbollit gjeorgjian me Torpedo Kutaisi.

Mbetet të  shihet ditëve në  vijim, nëse i njëjti do të pranojë  ofertën e Voska Sport, skuadër kjo që sipas informacioneve të  “infOSport.mk”, ditëve në vijim do prezantojë  edhe disa emra të rinj, por gjithashtu do të  njoftojë  edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me disa prej futbollistëve që  i ka në  organikën e saj dhe që  ishin pjesë  e suksesit historik, duke ndihmuar skuadrën për të  siguruar një  vend në  mesin e më  të  mirëve në  futbollin vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply