Renditja  ATP, Federer, Nadal apo Djokoviç, cili prej tyre ka qëndruar më gjatë në TOP3?

Roxher Federer, Rafael Nadal dhe Novak Djokoviç pa dyshim se janë tre nga emrat më të mirë që njeh historia e tenisit.

Për fatin e tifozëve të tenisit, të tre kanë luajtur në kohë të njëjtë, dhe kemi pasur mundësi që të shohim secilin prej tyre, madje edhe përballë njëri tjetrit.

Për shumicën zviceriani Federer është më i miri në histori, për disa Nadal e për disa të tjerë Djokoviç.

Por, kush nga tre reketët ka qëndruar më së gjati në TOP 3-shen e renditjes së ATP, në total?

Statistikat thonë se Roxher Federer ka qëndruar për plotë 748 javë në TOP 3 të renditjes së ATP, duke prirë kështu këtë listë.

Pas tij renditet spanjolli Rafael Nadal, i cili tashmë numëron 600 javë që e kanë gjetur atë në TOP3 të këtij klasifikimi.

Në pozitën e tretë renditet Xhimi Konors, me 591 javë të numëruara, duke lënë prapa vetes serbin Novak Djokoviç me 569 javë.

Federer, Nadal dhe Djokoviç së bashku numërojnë rreth 36 vite dhe nëntë muaj që kanë qëndruar në TOP 3-shen e më të mirëve në renditjen e përgjithshme të ATP-së.

That’s the equivalent of 11 & a half years 😅Roger, Rafa & Novak combined?3️⃣6️⃣ years & nine months 🤯 #ATPTour

Публикувахте от ATP Tour в Понеделник, 10 февруари 2020 г.

Leave a Reply