Juve fiton edhe pa Ronaldon, Fiorentina “shkel” Sampdorian (VIDEO)

Juventusi dinë të fitojë edhe pa Kristiano Ronaldon. “Zonja e Vjetër” mundi Breshan me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të në “Serie A”.

Kampionët në fuqi të Italisë, arkëtuan edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

Dybala (38’) dhe Kuadrado (75’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës kampione të Italisë. Pas kësaj fitore, Juve rikthehet në krye të tabelës me 57 pikë, tre më shumë së Interi, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje me pak, atë kundër Lacios sonte. Në anën tjetër Bresha renditet e parafundit me vetëm 16 pikë të tubuara.

Një fitore shumë komode dhe të thellë regjistroi Fiorentina që në udhëtim me shifrat 5:1 mundi Sampdorian. Khieza dhe Vlahoviç shënuan nga dy gola për skuadrën nga “Artemio Franki”, ndërsa një autogol i Thorsby hapi këtë takim, në të cilin për Sampdorian golin e nderit e realizoi Gabiadoni në minutën e fundit të takimit.

Fitore minimale në ndeshjet e orës 15:00 regjistroi edhe Parma, që si mysafir falë golit të Zhervinjos (25’) mundi Sasuolon.

Falë kësaj fitore, Parma barazohet me pikë me Veronën, që të dyja skuadrat nga 35 pikë në pozitat 6 dhe 7.

Leave a Reply