Myrto Uzuni pranë transferimit në Superligën turke

Myrto Uzuni ishte vendimtar sërish për kroatët e Lokomotiva Zabreg, teksa realizoi golin që zhbllokoi takimin në triumfin e regjistruar në transfertë kundër skuadrës së Varazhdin të premten e kaluar. Futbollisti nga Berati shënoi golin e gjashtë sezonal në kampionat dhe të tretin në harkun kohor të 7 ditëve.

Uzuni është një nga lojtarët që në verë mund të shitet nga ana e drejtuesve të Lokomotiës së Zagrebit. Ofertat për të nuk kanë munguar edhe në janar, por klubi kroat ka pritur diçka më tepër. Së fundmi ata shitën Lirim Kastratin te Dinamo Zagreb dhe tani është radha e një shqiptari tjetër.
Të premten, në ndeshjen që Lokomotiva luajti në transfertë me Varazdin, vëzhgues nga Turqia kanë qenë në stadium për Uzunin.

“ABC Neës” mëson se klubi i Alaniaspor e ka parë nga afër sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Anil Onuk, kryeskauti i klubit turk, ka qenë vetë i pranishëm në stadium dhe Uzuni shënoi në sytë e tij. Sigurisht për ta blerë Uzunin ata duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit.

Edhe në të shkuarën ka pasur interesim nga Turqia për Uzunin dhe Alaniaspor mund të ishte një destinacion interesant për beratasin.

Leave a Reply