Ndodhi edhe kjo në Angli, kacafyten dy shokë skuadre (VIDEO)

Në futboll ndodh të ketë sherre mes futbollistëve kundërshtarë, dhe një gjë e tillë nuk është edhe ndonjë risi, megjithatë kur në fushë shohim kacafytje mes futbollistëve të së njëjtës skuadër, atëherë me siguri se ndodhitë e tilla tërheqin shumë vëmendje.

I tillë ishte rasti edhe me dy futbollistë të skuadrës së Kardif, të cilët u zunë mes vete pas përfundimit të ndeshjes ndaj Notingham Forest, që skuadra uellsiane e humbi me rezultatin minimal 1:0.

Në momentin që arbitri vërshëlleu për përfundimin e takimit, kamerat kanë fokusuar futbollistët Leandro Bacuna dhe Callum Paterson. Ata afrohen tek njëri-tjetri dhe fillimisht përplasen kokë më kokë.

Bacuna e shtyn shokun e skuadrës, si dhe i vendos dorën në fyt. Më pas ndërhyjnë shokët e skuadrës dhe një prej futbollistëve të Notingham Forest për të qetësuar situatën.

Leave a Reply