Sileksi transferon mesfushorin e Struga Trim Lum

Sileksi ka bërë goditjen e parë në merkaton e janarit. Burime të sigurta pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se skuadra 3 herë kampione e vendit në rradhët e veta ka transferuar mesfushorin e Struga Trim Lum, Burhan Mustafov.

Ky i fundit skuadrës strugane iu bashkua verën e vitit të kaluar, ndërsa vetëm pas 6 muajve vendos të ndryshojë mjedis, duke pranuar ofertën e Sileksit.

Mustafov me Struga Trim Lum regjistroi 15 paraqitje dhe 1 gol të shënuar, ndërsa eksperienca e tij në Ligën e Parë, ku numëron 123 ndeshje dhe 9 gola të shënuar do të jetë e mirëseardhur për skuadrën nga Kratova, që në pranverë pritet të luftojë për një vend në Europë.

25-vjeçari Mustafov karrierën e gtij e kishte nisur te Pobeda, nga e cila skuadër janarin e vitit 2018-të ishte transferuar në Superligën e Shqipërisë te skuadra e Teutës, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Pelisterin dhe Renovën.

Leave a Reply