Kherson-Futsal Shkupi, caktohet data dhe orari i takimit të Ligës së Kampionëve

Është caktuar data dhe ora e zhvillimit të ndeshjes së 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve në futsal midis skuadrës ukrainase të MFC Kherson dhe Futsal Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë që do të zhvillohet në Ukrainë është caktuar të zhvillohet me datë 16 janar në ora 14:00 në Pallatin e Sporteve “Rinia” në Zaporozhje.

Kujtojmë që të dyja këto skuadra kaluan me mjaft sukses raundin paraeliminatorë, duke siguruar një vend për në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europë. Skuadra përfaqësuese e vendit tonë në Shkup mundi ekipin e Blu Mexhik FC Dublin nga Irlanda, ndërkohë MFC Kherson, regjistroi fitoren më të thellë të fazës së parë, duke mundur ekipin e Rosario nga Republika e Irlandës me shifrat 28:1.

 

 

 

Leave a Reply