Ish trajneri i Pelisterit dhe Makedonija GJ.P merr drejtimin e skuadrës prizrenase të Lirisë

Ish trajneri i Pelisterit dhe Makedonija GJ.P, Naxhi Shensoj, edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit te skuadra e vendlindjes së tij, Liria, njofton “infOSport.mk”. Strategu prizrenas do ta drejtojë Lirinë në pjesën pranverore të kampionatit, ndërsa lajmin për emërimin e tij e kanë konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubit nga prizreni, për të cilën Shensoj ka dhënë edhe deklaratën  e parë zyrtare.

“Do të jetë vështirë, por jo e pamundur. Kam përvojën e duhur ndërkombëtare. Vullneti i qytetit të lindjes, dashuria për të bërë atë që dua, dhe mbështetja e gjithanshme, bashkë me një riorganizim e riselektim të futbollistëve, shpresoj të arrijmë objektivin” – ka thënë Naxhi Shensoj.

Kujtojmë Shensoj me Pelisterin në sezonin 2016/2017 fitoi edhe Kupën e Maqedonisë, duke mundur në finalen e madhe Shkëndijën e Tetovës, ndërsa aventura e tij me Makedonija GJ.P, timonin e së cilës skuadër e morri nëntorin e vitit 2019-të, nuk zgjati shumë, pasi i njëjti u zëvendësua marsin e vitit 2020 nga ana e Zhikica Tasevskit, që po udhëheq mjaft mirë skuadrën shkupjane nga Gjorçe Petrovi.

Leave a Reply