A kuptojnë nga boksi këta gjyqtarë, Marku dominon luftën, por në fund vetëm barazim ndaj anglezeit, Stjuart (VIDEO)

Florian Marku dhe Xhejms Stjuart ndahen në barazim, edhe pse boksieri shqiptar arriti të ishte ma lart se kundërshtari i tij anglez, të cilin e detyroi të merrte veten në raundin e dytë, pas një “nokdauni”.

Raundi i parë ishte deri dikurt i barabartë, por Marku u tregua dinak në disa momente, duke goditur rivalin me të majtë. Boskieri shqiptar vijoi me strategjinë e tij edhe në raundin tjetër, teksa mbrohej mirë dhe shtynte Stjuart drejt litarëve.

Në një moment Marku e goditi fort në trup dhe arbitri nisi numërimin, por britaniku me duart në brinjë bëri me shenjë që mund të vazhdonte.

Raund pas raundi u konfirmuar një duel shumë i luftuar, me të dy boksierët që mundoheshin të godisnin njëri-tjetrin.

Në raundin e pestë Stjuart e vuri disi në siklet Markun, kurse më pas dueli vijoi të ishte deri diku i barabartë sërish. Shqiptari e çoi në kënd disa herë rivalin dhe në raundin e tetë me një goditje të fortë ia hoqi edhe protezën. Asnjë prej boksierëve nuk ra dhe gjyqtarët vendosën që gjithçka të mbyllej në barazim. (abcnews)

Leave a Reply