Veles-Futsal Shkupi, gol “alla braziliançe” e Dimovskit (VIDEO)

Të enjten Futsal Shkupi ishte mysafir i Velesit në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi shënuan fitore 7:2, ndërsa autorët e golave ishin mjaft të disponuar në këtë ndeshje, duke realizuar disa gola të bukur. Vlen të përmendet sidomos goli i parë i këtij takimi, i shënuar nga ana e Nikolla Dimovskit dhe ekzekutimi i saj.

Kur të gjithë prisnin goditjen e Ferid Agushit, ky i fundit vendosi të lë topin për bashkëlojtarin e tij, Dimovski, i cili me armën e tij të fortë, këmbën e majtë realizoi një ndër golat më të bukur në futsalin elitar në vend.

Një tjetër super gol në këtë ndeshje për Futsal Shkupin realizoi edhe Dragan Petroviç, i cili pasi u lirua nga një lojtar kundërshtarë, me të djathtën e tij shënoi një super gol.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave dhe super aksioneve të skuadrës nga Çairi. Fare në fund në skenë te kjo skuadër doli dyshja, Erkan Seferi-Burak Memedi. I pari po përgatitej për të ekzekutuar goditjen e dënimit, ndërsa kur të gjithë prisnin që Seferi të godas drejtëpërdrejtë, ai me mjaft mençuri pasoi për Burak Memedin, i cili nga afërsia shënoi golin e fundit, për të vendosur edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Velesi 2, Futsal Shkupi 7.

 

Leave a Reply